Strategji Rregullatore

Departamenti i Çështjeve Rregullatore ka për qëllim kryesor zgjerimin e portofolit të produkteve përmes identifikimit dhe zbatimit të strategjive rregullatore, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta të pajtueshmërisë.
Ne synojmë t’u ofrojmë partnerëve tanë informacione të përditësuara rregullatore, duke i ndihmuar ata të kuptojnë kërkesat lokale. Shërbimet përfshijnë:

  • Shërbim rregullator të plotë për regjistrimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore
  • Verifikim të dosjeve të aplikimit dhe ndjekje të procedurave për miratim dhe hedhje në treg
  • Mirëmbajtje të regjistrimeve ekzistuese (rinovime dhe variacione)
  • Informim mbi çdo ndryshim ligjor dhe rregullator
  • Asistencë në studime tregu (vlerësim produkti, kapacitet tregu, konkurrencë)

Për përditësime të vazhdueshme bazohemi në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) akbpm.gov.al