DeflaGyn Vaginal Gel 150 ml

12 000,00 L

150 ml + 2 aplikator

37 persona po shohin këtë produkt

Në stok: 3003 copë

Përshkrim

DeflaGyn®️ trajton lezionet e qafës së mitrës, të shkaktuara nga HPV (human papillomavirus). Është trajtimi i parë intravaginal me efikasitet të lartë kundër erozioneve dhe lezioneve ASCUS, CIN1 dhe CIN2.
Është një prodhim austriak i vlerësuar si “Produkti më inovativ” i vitit 2021 dhe 2022.
Xheli vaginal DeflaGyn®️ ndikon thelbësisht në regresin onkogjen. I përbërë nga Deflamin dhe Dioksid silici ka veti të fuqishme antioksiduese dhe eleminon patogjenet e HPV në qafën e mitrës. Është produkt i sigurt nga ana toksike, që nuk shkakton irritim lokal apo intolerancë.
DeflaGyn®️ u zhvillua për të ofruar trajtim gjatë periudhës stresuese të pritjes dhe monitorimit në pacientet me Pap test pozitiv. Xheli vaginal DeflaGyn®️ është në dispozicion në një flakon 150 ml me dy aplikatorë dhe 40 ml me një aplikator për aplikim.

Përdorimi:
Aplikohet 5 ml çdo natë nëpërmjet aplikatorit thellë në kanalin vaginal nga vetë pacientja e cila duhet të jetë e shtrirë në pozicion shtrirë në shpinë. Pacientja duhet të qëndrojë në këtë pozicion për më shumë se një minutë për të mundësuar shpërndarjen korrekte të xhelit.
Përmban 28 ditë aplikim, përdoret 28 ditë dhe ndërpritet trajtimi 3 deri në 5 ditë gjatë ditëve të ciklit (periudha e ciklit menstrual).
Mos e ruani në ambiente mbi nën 5oC dhe mbi 25oC. Tundeni mirë shishen përpara përdorimit.

Përbërësit:

Deflamin®️, acid citric, selenite natriumi, dioksid silici, hidroksi etil celulozë, ujë, sorbat kaliumi, benzoate natriumi.

Prodhues: Selo Medical, Austri