Historiku
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe mesjetar. Qyteti Epidamn – Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K.
Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo Limani me emrin Dyrrah.
Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Në kohën e Perandorit Anastasi I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.