Shtegu i Dyerve të Vjetra

Familja Mima

Para vitit 1900 Tradicional shqiptar me ndikime të hershme urbane Familja Mima

Bashkëjetesën me qytetin e Durrësit familja Mima, e ka që para vitit 1900. Ndërtuar nga Jovan Mima, brenda saj kanë jetuar 4 breza, deri tek nipërit dhe mbesat që jetojnë ende sot.

Kjo banesë i rezistoi tërmetit të 1926, dhe vijon të mbetet origjinale ende sot.

Ndoshta pak e njohin aktorin shqiptar Prokop Mima, i cili lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij në këtë shtëpi.

Historia e Derës

Banesë e familjes Mima që ka bashkëjetuar me qytetin e Durrësit që para vitit 1900.
Në këtë shtëpi kanë jetuar katër breza të familjes, deri tek nipërit dhe mbesat që jetojnë ende sot.
Banesë e fortë dhe e qëndrueshme, ajo i rezistoi tërmetit të vitit 1926 dhe ka ruajtur shumë nga elementët e saj origjinalë deri sot.
Një nga personazhet më të njohur që lidhet me këtë banesë është aktori shqiptar Prokop Mima, i cili lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij këtu.