Shtegu i Dyerve të Vjetra

Familja Nushi

Fillimi i shekullit XX Neoklasik me elemente urbane tradicionale Familja Nushi
familja-nushi

Dikur tregtar në vende të ndryshme si Itali, Greqi e gjetkë djali me origjinë nga Berati, Jani Nushi vendoste rrënjët e tij në Durrës.

Si një familje e madhe me tetë fëmijë, pasardhësit e tij do të fitonin profesione sa në farmaci ashtu edhe në arkitekturë, ekonomi, mësuesi, dhe sport.

Ndërmjet luftës, plaçkitjes dhe lakmisë vila transformohet në fillimet e 1916 herë në spital e herë si vendstrehim nga forcat austro-hungareze.

Dikur një banesë ikonike, e mbushur me ecjet e zërat e familjarëve e nipërve që luanin në oborrin e saj, tashmë gjendet e braktisur, e zbrazur, pa e ditur fatin e saj të ardhshëm.

Karakteristikat Arkitekturore:

  • Dera dhe portat me punime druri dhe elemente guri
  • Ballkone të vogla me hekur të rrahur
  • Ndërtesë me ndarje simetrike dhe hapësira të brendshme të bollshme
  • Oborr i madh që dikur shërbente si vend loje dhe takimesh familjare

Rëndësia Kulturore:
Vila e Familjes Nushi përfaqëson jetën qytetare dhe tregtare të Durrësit në fillim të shekullit XX dhe dëshmon bashkëjetesën mes familjes dhe qytetit. Ajo është një dëshmi e historisë së qytetit, përdorimeve të ndryshme gjatë periudhave të vështira dhe roli i familjeve tregtare në zhvillimin urban dhe social të Durrësit.

Historia e Derës

Vila e Familjes Nushi u themelua nga Jani Nushi, i cili, pasi kishte tregtuar në vende të ndryshme si Italia dhe Greqia, vendosi rrënjët e tij në Durrës. Si pjesë e një familjeje të madhe me tetë fëmijë, pasardhësit e tij zhvilluan profesione të ndryshme: farmaci, arkitekturë, ekonomi, mësuesi dhe sport.

Gjatë periudhës së luftës, plaçkitjeve dhe okupimit, vila u përdor në fillimet e vitit 1916 si spital dhe si vendstrehim nga forcat austro-hungareze. Dikur një banesë ikonike, e mbushur me ecjet dhe zërat e familjarëve dhe nipërve që luanin në oborrin e saj, sot vila ndodhet e braktisur dhe e zbrazur, duke humbur shumë nga lavdia dhe funksionet e saj origjinale.