Itinerare për çiklizëm

ÇIKLIZËM 1: Durrës · Bisht Pallë · Gjiri i Lalzit

Tur i gjatë me biçikletë nga Durrësi deri në Gjirin e Lalzit, me peisazhe det-lagunë-kënetë.

2-3 Orë
Durrës

Përshkrimi i Turit

Ky është turi i zbulimit të zonës fushore bregdetare të zonës verilindore të Durrësit me biçikletë. Turi është i gjatë dhe kërkon përgatitje fizike pasi do të përshkohen terrene fushore, ranore, lagunore dhe detare.

Nisja dhe Rruga:

Nisemi nga Muret Rrethuese të Kalasë së Durrësit dhe pasi kalojmë përgjatë bulevardit Epidamn vijojmë rrugën në drejtim të Spitallës. Nga Spitalla vijohet sipas rrugës së makinës në drejtim të Porto Romanos dhe Bisht Pallës nga ku mund të akomodohemi dhe të shijojmë bukuritë e zonës.

Zona Bregdetare:

Nga Bishti i Pallës lëvizet nëpër rrugë të paasfaltuara gjatë bregdetit Adriatik, një zonë e mrekullueshme bregdetare në drejtim të Sektor Rinia.

Itinerari i plotë:

Fshati Rinia → Ura e Qerretit → Qerret → Katund i Ri → Sallmone → Sukth i Ri → Kullë → Kryqëzimi Kuçok → Armath → Shkafane → Rrotull → Fushë Draç (Shën Pjetër)

Kjo është një zonë turistike e pasur me plazhe dhe resorte. Turi përfundon në Kisha Shën Pjetër ku mund të akomodoheni.

Vështirësia:

Turi kërkon kondicion të mirë fizik për shkak të gjatësisë dhe terrenit të ndryshëm (asfalt, rërë, rrugë të paasfaltuara).

Ture të Tjera

Zbuloni ture të tjera që mund të ju interesojnë

ITINERARI 4: Fushë Draç · Kuraten

Tur kodrinor nëpër fshatrat tradicionale nga Fushë Draç deri në Kuraten me pamje të gjirit...

2-3 Orë
Shiko

ITINERARI 3: Kisha Shën Pjetrit · Kepi Rodonit

Tur spektakolar bregdetar me kodra nga Kisha Shën Pjetër deri në Kepin e Rodonit me...

2-3 Orë
Shiko

ITINERARI 1: Currila · Porto Romano · Bisht Pallë

Tur i bukur bregdetar nga Amfiteatri i Durrësit deri në Bisht Pallë, i përshtatshëm për...

2-3 Orë
Shiko