ÇIKLIZËM 2: Gjiri i Lalzit · Fushë Draç · Shetaj · Kepi Rodonit
Tur me biçikletë me ngjitje të bukura kodrinore nga Fushë Draç deri në Kepin e Rodonit.
Përshkrimi i Turit
Ky është turi i zbulimit të peisazheve piktoreske dhe mbresëlënëse të zonës kodrinore të Gjirit të Lalzit dhe eksplorimit të Kepit të Rodonit me biçikletë.
Faza e Ngjitjes:
Nisemi nga Fushë Draçi dhe fillojmë ngjitjen graduale në drejtim të Draçit. Pasi jemi ngjitur në kuotën më të lartë të Turit në Draç (200 m) fillojmë zbritjen graduale në drejtim të fshatit Shetaj dhe kështu vazhdojmë deri tek Kepi i Rodonit.
Karakteristikat e Rrugës:
Rruga është e asfaltuar deri në afërsi të fshatit Reka dhe me trafik të kufizuar. Ideal për çiklizëm me peisazhe të bukura kodrinore dhe pamje panoramike të detit.
Destinacioni – Kepi i Rodonit:
- Fortifikimi i Skënderbeut – Objekt trashëgimie kulturore
- Kisha e Shën Ndoit – Monument fetar i shek. XIV
- Kamping – Mundësi për netëzim në natyrë
- Marina – Port për skafe dhe jahte
- Plazhe të virgjëra
- Peisazhe mahnitëse natyrore
Sipas dëshirës dhe mundësive fizike mund të ktheheni në Gjirin e Lalzit ose të qëndroni për kamping në Kepin e Rodonit.
Ture të Tjera
Zbuloni ture të tjera që mund të ju interesojnë
ITINERARI 1: Currila · Porto Romano · Bisht Pallë
Tur i bukur bregdetar nga Amfiteatri i Durrësit deri në Bisht Pallë, i përshtatshëm për...
ITINERARI 4: Fushë Draç · Kuraten
Tur kodrinor nëpër fshatrat tradicionale nga Fushë Draç deri në Kuraten me pamje të gjirit...
ÇIKLIZËM 1: Durrës · Bisht Pallë · Gjiri i Lalzit
Tur i gjatë me biçikletë nga Durrësi deri në Gjirin e Lalzit, me peisazhe det-lagunë-kënetë.