Itinerare për çiklizëm

ÇIKLIZËM 3: Fushë Draç · Bizë · Lalëz · Ishëm · Ahmetaq · Vorë

Tur sfidues me biçikletë nga Fushë Draç në Vorë, me kombinim relievesh dhe pamje spektakolare.

2-3 Orë
Durrës

Përshkrimi i Turit

Tur me biçikletë që kombinon peisazhe fushore, kodrinore dhe malore. Një eksplorimi i plotë i terrenit të larmishëm të rajonit të Durrësit.

Nisja dhe Ngjitja:

Nisemi nga Fushë Draç dhe fillojmë ngjitjen graduale në drejtim të fshatit Bizë. Vazhdojmë rrugën e asfaltuar me ngritje dhe zbritje të lehta në drejtim të Ishmit duke përshkruar fshatrat Bizë dhe Lalëz.

Atraksionet Kryesore:

  • Kalaja e Ishmit – Objekt i trashëgimisë kulturore
  • Përkujtimore e Ibrahim Kodrës – Piktor shqiptar i njohur ndërkombëtarisht
  • Pamje mahnitëse të zonës detare
  • Peisazhe fushore të Krujës
  • Panorama e Durrësit nga lartësia

Zbritja dhe Përfundimi:

Fillojmë zbritjen në disa seksione me pjerrësi të fortë në drejtim të Kullës. Mandej vazhdon rruga e asfaltuar dhe fushore në drejtim të Bubq – Budull, Ahmetaq, kryqëzimi i Rinasit deri në Vorë për t’u akomoduar sipas dëshirës në hotelet përreth.

I gjithë turi shoqërohet me peisazhe të mrekullueshme dhe një kombinim relievi: fushor, kodrinor, malor.

Vështirësia:

Tur i vështirë për shkak të ngjitjeve dhe zbritjeve të shumta. Kërkon kondicion fizik të mirë dhe biçikletë të përshtatshme për terrene të larmishme (road bike ose mountain bike).

Ture të Tjera

Zbuloni ture të tjera që mund të ju interesojnë

ITINERARI 2: Gjiri i Lalzit

Tur i gjatë bregdetar me peisazhe të mrekullueshme det-lagunë-kënetë, nga Bisht Pallë deri në Gjirin...

2-3 Orë
Shiko

ÇIKLIZËM 2: Gjiri i Lalzit · Fushë Draç · Shetaj · Kepi Rodonit

Tur me biçikletë me ngjitje të bukura kodrinore nga Fushë Draç deri në Kepin e...

2-3 Orë
Shiko

ITINERARI 1: Currila · Porto Romano · Bisht Pallë

Tur i bukur bregdetar nga Amfiteatri i Durrësit deri në Bisht Pallë, i përshtatshëm për...

2-3 Orë
Shiko