ITINERARI 1: Currila · Porto Romano · Bisht Pallë
Tur i bukur bregdetar nga Amfiteatri i Durrësit deri në Bisht Pallë, i përshtatshëm për të gjitha moshat.
Përshkrimi i Turit
Ky tur është një nga më të bukurit në rajonin e Durrësit, dhe është i përshtatshëm për të gjitha moshat.
Nisja bëhet pranë Amfiteatrit të Durrësit në drejtim të Currilave duke kaluar poshtë Vilës së Mbretit “Zog I”, pranë Muzeut Arkeologjik dhe Universitetit të Durrësit. E gjithë rruga është e asfaltuar dhe në anë të saj ka ndërtime dhe restorante të shumta.
Rruga nga Currilat tek Bisht Palla
Nga Currilat, tek ish-kampi i punëtorëve, rruga është e përshtatshme dhe për ecje dhe për makina dhe kalon nëpër një peisazh të përsosur detar, kodrinor ku në breg ndodhet dhe një port i vogël varkash i njohur si “Porti i Gjermanit”.
Peisazhi i bukur detar me kodrina me pisha e shkurre bregdetare si dhe taraca ullishtash që vazhdojnë deri tek Hidrovori.
Nga Hidrovori (Kalaja) në drejtim të Bishtit të Pallës ku dhe mund të akomodoheni, kalohet nëpër portin e mallrave dhe depozitave të karburanteve, nëpër peisazhe natyrore e kështu vazhdon ecja deri tek pika turistike e Bishtit të Pallës.
Çfarë do të shihni:
- Vila e Mbretit Zog I
- Muzeu Arkeologjik i Durrësit
- Universiteti i Durrësit
- Porti i Gjermanit
- Kodrina me pisha dhe ullij
- Hidrovori (Kalaja)
- Peisazhe bregdetare spektakolare
- Bisht Palla – destinacion turistik
Ture të Tjera
Zbuloni ture të tjera që mund të ju interesojnë
ÇIKLIZËM 2: Gjiri i Lalzit · Fushë Draç · Shetaj · Kepi Rodonit
Tur me biçikletë me ngjitje të bukura kodrinore nga Fushë Draç deri në Kepin e...
ITINERARI 4: Fushë Draç · Kuraten
Tur kodrinor nëpër fshatrat tradicionale nga Fushë Draç deri në Kuraten me pamje të gjirit...
ÇIKLIZËM 3: Fushë Draç · Bizë · Lalëz · Ishëm · Ahmetaq · Vorë
Tur sfidues me biçikletë nga Fushë Draç në Vorë, me kombinim relievesh dhe pamje spektakolare.