ITINERARI 2: Gjiri i Lalzit
Tur i gjatë bregdetar me peisazhe të mrekullueshme det-lagunë-kënetë, nga Bisht Pallë deri në Gjirin e Lalzit.
Përshkrimi i Turit
Turi kalon përgjatë bregdetit Adriatik prej Bishtit të Pallës në drejtim të Gjirit të Lalzit në një peisazh të mrekullueshëm det – lagunë – kënetë.
Itinerari i plotë:
Gjatë gjithë lëvizjes nga Bisht Pallë · Bisht Kamëz (Ura) · Lumi Erzen · Rrushkull · Hamallaj (Plazh) · Fushë Draç (Kisha Shën Pjetër) · Gjiri i Lalzit, e gjithë rruga është fushore.
Peisazhet natyrore:
Gjatë këtij intervali kemi peisazh detar, lagunor dhe kënetor me oaze të bukura natyrore me bimësi ujore.
- Fusha e Kënetës së Durrësit – Ekosistem unik lagunor
- Plazhi Rinia – Plazh i pazhvilluar me bukuri natyrore
- Këneta e Jukës – Zonë e shkëlqyer për gjueti peshku
- Këneta e Bishtarakës (Rrushkull) – Rezervat natyror
- Pylli i Fazanerisë – Zonë e mbrojtur
- Duna detare – Me pisha e bimësi bregdetare
- Kisha e Shën Pjetrit – Monument kulture
Gjatë lëvizjes drejt Shën Pjetrit takohen duna detare rëre me pisha e bimësi bregdetare deri në Hamallaj. Pastaj, fillojnë komplekset turistike me Bar-Restorante të ndryshme si dhe Hotele dhe shtëpi private për pushim si dhe një kamping.
Koha totale: Rreth 10 orë me pushime dhe eksplorimi i zonave.
Ture të Tjera
Zbuloni ture të tjera që mund të ju interesojnë
ITINERARI 3: Kisha Shën Pjetrit · Kepi Rodonit
Tur spektakolar bregdetar me kodra nga Kisha Shën Pjetër deri në Kepin e Rodonit me...
ÇIKLIZËM 1: Durrës · Bisht Pallë · Gjiri i Lalzit
Tur i gjatë me biçikletë nga Durrësi deri në Gjirin e Lalzit, me peisazhe det-lagunë-kënetë.
ÇIKLIZËM 3: Fushë Draç · Bizë · Lalëz · Ishëm · Ahmetaq · Vorë
Tur sfidues me biçikletë nga Fushë Draç në Vorë, me kombinim relievesh dhe pamje spektakolare.