ITINERARI 4: Fushë Draç · Kuraten
Tur kodrinor nëpër fshatrat tradicionale nga Fushë Draç deri në Kuraten me pamje të gjirit të Lalzit.
Përshkrimi i Turit
Turi kalon nëpër kodrat që janë pranë detit Adriatik dhe duke përshkruar disa fshatra të zonës në një peisazh të mrekullueshëm detar e kodrinor.
Rruga e Itinerarit:
Ngjitemi në Fushë Draç në drejtim të fshatit Bizë, ku kemi Qendrën Kristiane (Kisha), e vazhdojmë ecjen në drejtim të Lalzit duke kaluar tek Guri me Birë nëpër një peisazh shumë të bukur kodrinor dhe detar.
Peisazhet që do të takoni:
- Parcela bujqësore tradicionale
- Vreshtari dhe pemtore
- Drurë karakteristikë detar:
- Mare (Kocimare)
- Mersit
- Lis
- Kodrina të gjelbërta
- Pamje panoramike të gjirit të Lalzit
Nga Lalëzi lëvizet në një terren kodrinor në drejtim të Kuratenit. Gjatë këtij turi kemi të bëjmë me një peisazh kodrinor dhe pyjor si dhe shikohet e gjithë hapësira bregdetare e gjirit të Lalzit.
Eksperienca:
Një udhëtim që kombinon kulturën rurale shqiptare me peisazhe natyrore mahnitëse. Ideal për fotografë dhe dashamirë të natyrës.
Ture të Tjera
Zbuloni ture të tjera që mund të ju interesojnë
ITINERARI 3: Kisha Shën Pjetrit · Kepi Rodonit
Tur spektakolar bregdetar me kodra nga Kisha Shën Pjetër deri në Kepin e Rodonit me...
ÇIKLIZËM 3: Fushë Draç · Bizë · Lalëz · Ishëm · Ahmetaq · Vorë
Tur sfidues me biçikletë nga Fushë Draç në Vorë, me kombinim relievesh dhe pamje spektakolare.
ITINERARI 1: Currila · Porto Romano · Bisht Pallë
Tur i bukur bregdetar nga Amfiteatri i Durrësit deri në Bisht Pallë, i përshtatshëm për...