Itinerare për ecje & ngjitje

ITINERARI 4: Fushë Draç · Kuraten

Tur kodrinor nëpër fshatrat tradicionale nga Fushë Draç deri në Kuraten me pamje të gjirit të Lalzit.

2-3 Orë
Durrës

Përshkrimi i Turit

Turi kalon nëpër kodrat që janë pranë detit Adriatik dhe duke përshkruar disa fshatra të zonës në një peisazh të mrekullueshëm detar e kodrinor.

Rruga e Itinerarit:

Ngjitemi në Fushë Draç në drejtim të fshatit Bizë, ku kemi Qendrën Kristiane (Kisha), e vazhdojmë ecjen në drejtim të Lalzit duke kaluar tek Guri me Birë nëpër një peisazh shumë të bukur kodrinor dhe detar.

Peisazhet që do të takoni:

  • Parcela bujqësore tradicionale
  • Vreshtari dhe pemtore
  • Drurë karakteristikë detar:
    • Mare (Kocimare)
    • Mersit
    • Lis
  • Kodrina të gjelbërta
  • Pamje panoramike të gjirit të Lalzit

Nga Lalëzi lëvizet në një terren kodrinor në drejtim të Kuratenit. Gjatë këtij turi kemi të bëjmë me një peisazh kodrinor dhe pyjor si dhe shikohet e gjithë hapësira bregdetare e gjirit të Lalzit.

Eksperienca:

Një udhëtim që kombinon kulturën rurale shqiptare me peisazhe natyrore mahnitëse. Ideal për fotografë dhe dashamirë të natyrës.

Ture të Tjera

Zbuloni ture të tjera që mund të ju interesojnë

ITINERARI 3: Kisha Shën Pjetrit · Kepi Rodonit

Tur spektakolar bregdetar me kodra nga Kisha Shën Pjetër deri në Kepin e Rodonit me...

2-3 Orë
Shiko

ÇIKLIZËM 2: Gjiri i Lalzit · Fushë Draç · Shetaj · Kepi Rodonit

Tur me biçikletë me ngjitje të bukura kodrinore nga Fushë Draç deri në Kepin e...

2-3 Orë
Shiko

ITINERARI 2: Gjiri i Lalzit

Tur i gjatë bregdetar me peisazhe të mrekullueshme det-lagunë-kënetë, nga Bisht Pallë deri në Gjirin...

2-3 Orë
Shiko